Insajderi
Lajme

Deliu i kthehet ashpër Kurtit, ia lexon postimin e vitit 2018: Ti je mashtrues i madh

Insajderi
03 April 2026 - 19:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deliu i kthehet ashpër Kurtit, ia lexon postimin e vitit 2018: Ti je mashtrues i madh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë seancës që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “mashtrues”, pas fjalës së tij për situatën me çmimin e naftës në Kosovë.

Deliu ia rikujtoi Kurtit një postim të tij të vitit 2018, ku thoshte se “me qeverisjen e VV-së, lirohet nafta për traktorët e bujqve…”.

“Mos ma ndërprej fjalën asnjëherë, zoti Gola. Askush s’ia ndërpreu fjalën kryeministrit, as dje e as sot. Ti, kryeministër, je mashtrues i madh. Ti e ke hallin sot se si ta çosh këtë vend në zgjedhje, për shkak të paaftësisë tënde për të qeverisur, me propagandë e diktaturë, që s’po do të ndalet asnjëherë”, ka deklaruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark