Insajderi
Lajme

Therje me thikë në Podujevë – Dy të plagosur, njëri i mitur

Insajderi
04 April 2026 - 09:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Therje me thikë në Podujevë – Dy të plagosur, njëri i mitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste që kanë ndodhur në Podujevë, ku dy persona në raste të ndara, njëri i mitur, janë ther me thikë nga persona të tjerë.

Në rastin e parë që ka ndodhur mëngjesin e të premtes një i mitur ka goditur me thikë një të mitur tjetër.

“Është raportuar se ka ndodhë një lëndim trupor, i dyshuari i mitur ka goditur me thikë viktimën e mitur, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Në mbrëmje po ashtu është arrestuar një i mitur pasi dyshohet se ka therur me thikë një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar– i mitur, pasi që i njëjti dyshohet se e ka goditur me mjet  të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK nga familjarët për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark