Dogana e Kosovës, njoftoj se në Merdare janë konfiskuar mallra të padeklaruara, në vlerë rreth 10 mijë euro.
Dogana shton se malli i konfiskuar janë tri pako me cigare elektrike në sasi prej 500 copë.
” Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të vijës së dytë dhe është dërguar në hapësirat e kontrollit të detajuar. Gjatë këtij kontrolli, në pjesën e motorit si dhe në hapësirën e tualetit, është zbuluar mall i fshehur. Janë evidentuar tri pako me cigare elektronike, në sasi prej 500 copë, me vlerë të përafërt rreth 10,000.00 euro. Dogana e Kosovës ka ndërmarrë veprimet përkatëse duke ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative”.