Insajderi
Lajme

Plagosja e dy personave në Prishtinë – Deklarohet policia

Insajderi
04 April 2026 - 13:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Plagosja e dy personave në Prishtinë  – Deklarohet policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotme ka ndodhur një rast me të shtëna në Prishtinë, ku si pasojë e tyre, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, dhe se, është arrestuar një person.

‘’Sot rreth orës 02:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Ferid Curri në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 2 persona, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Deri më tani është arrestuar një person i dyshuar. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit jane duke ndërmarrë veprimtë mëtejme hetimore’’, ka deklaruar Pllana. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark