Insajderi
Lajme

MINT-i vendos çmimet maksimale, nafta 1.91€ për litër

Insajderi
04 April 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
MINT-i vendos çmimet maksimale, nafta 1.91€ për litër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar të shtunën se ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun vendor.

Sipas vendimit, çmimet maksimale të lejuara në tregun vendor sipas të dhënave aktuale janë nafta 1.91 euro për litër, ndërsa benzine 1.44 euro për litër.

“Nafta ka hyrë në doganë me çmim prej 1.77 euro për litër, ndërsa mund të shitet për 1.91 euro për litër. Benzina 1.30 ka hyrë në doganë 1.44 arrin shitjen në tregun vendor.

Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim:

Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër

Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër

Inspektorët vazhdojnë të jenë në terren dhe do të monitorojnë zbatimin e këtij vendimi”, njoftoj MINT.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark