Insajderi
Insporti

Kylian Mbappé rrëfen momentin më të vështirë të karrierës: Më quanin majmun

Insajderi
04 April 2026 - 23:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kylian Mbappé rrëfen momentin më të vështirë të karrierës: Më quanin majmun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kylian Mbappé nuk flet shpesh, por kur e bën, deklaratat e tij janë gjithmonë të papritura. Në një bisedë të gjatë në podcastin ‘The Bridge’ të shokut të tij të skuadrës, Aurelien Tchouameni, ylli francez i futbollit ka ndarë momente të hapura dhe emocionale nga karriera e tij.

“Më quanin majmun, doja të lija kombëtaren, ishte zbulimi më shokues i Mbappé, kur humba penalltinë ndaj Zvicrës, nisën të më thërrisnin majmun. Për mua të isha në kombëtare ishte maksimumi. Por njerëzit të hedhin poshtë nëse nuk shënon. Kjo ndryshoi raportin tim me kombëtaren. Gjatë ditëve të para në pushime isha një zombie. Rashë shumë keq. Kur erdha në kombëtare fitova menjëherë Botërorin, isha një hero kombëtar. I thashë vetes: ‘Ah Franca, është fantastike’. Por papritur të përplaset në fytyrë një gjë e tillë që të hap sytë”, ka deklaruar ai.

Mbappé pranoi se kishte menduar seriozisht të tërhiqej nga kombëtarja:

“I thashë se nuk doja të vishja më fanelën e Kombëtares, luaj për personat që mendojnë se unë jam majmun nëse nuk shënoj. Nuk mund të luaj për njerëz të tillë”, ka shtuar futbollisti.

Por presidenti i asaj kohe i Federatës Franceze, Nowl Le Graët, nuk e lejoi këtë opsion.

Sulmuesi francez vendosi të mos tërhiqej, por theksoi se plagët e asaj periudhe nuk u shuan kurrë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark