Insajderi
Lajme

Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Insajderi
05 April 2026 - 08:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kolonat e mjeteve krijuan radhë herë pas here në pikën kufitare të Morinit.

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm të kësaj fundjave, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme në Shqipëri për të kaluar këto ditë pushimi, që përkojnë edhe me Pashkët Katolike.

Jo vetëm familjarë por edhe grupe shokësh, përfshirë edhe studentë që jetojnë në Zvicër e që kanë sjellë bashkëmoshatarët e tyre për te vizituar Kosovën e më pas Shqipërinë.

Polica kufitare operoi me procedurën e thjeshtëzuar të kalimit të kufirit pa kontrolle për të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë e Kosovës.

Herë pas here krijoheshin radhë nga numri i lartë i mjeteve për të cilat policia kufitare vuri në dispozicion të gjitha sportelet për të shmangur qëndrimet e panevojshme në kufi./RTSH


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark