Insajderi
Lajme

Ndalja e një nga blloqeve më të rëndësishme, KEK del me sqarim

Insajderi
05 April 2026 - 19:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalja e një nga blloqeve më të rëndësishme, KEK del me sqarim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar për ndaljen e kontrolluar të njësisë A4 nga sonte rreth orës 00:00.

Në njoftimin e KEK’ut thuhet se arsyeja e ndaljes është kontrollimi i problemeve të paraqitura në kondenzator, shkruan Insajderi.

“Pas vlerësimeve profesionale, është konstatuar se vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha. Për këtë arsye, ndalja është një masë e domosdoshme parandaluese, me qëllim të ruajtjes së integritetit të njësisë dhe evitimit të defekteve serioze”, thuhet në njoftimin e KEK’ut.

“Aktualisht, KEK është duke operuar me tri njësi gjeneruese: B2 në TC Kosova B si dhe A3 dhe A4 në TC Kosova A, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit sipas kapaciteteve në dispozicion”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark