Insajderi
Insporti

“Shkaku yt u largua”, miku i Mo Salah zbulon arsyen për vendimin e egjiptianit

Insajderi
05 April 2026 - 20:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shkaku yt u largua”, miku i Mo Salah zbulon arsyen për vendimin e egjiptianit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mohamed Aboutrika ka zbuluar një arsye kyçe pas vendimit të Mohamed Salah për t’u larguar nga Liverpooli, duke treguar për tensione me trajnerin Arne Slot.

Ish-reprezentuesi egjiptian, një mik i ngushtë i Salah, pretendon se problemet e fundit në klub kanë ndikuar në mendimin e sulmuesit.

“Një nga arsyet pas largimit të Mohamed Salah nga Liverpooli është prania e Arne Slot, sepse kemi parë probleme në periudhën e fundit.

“Ti, Slot, e largove lojtarin. Salah kishte vetëm një kontratë dyvjeçare me Liverpoolin, ai dëshiron të punojë me qetësi dhe ta shijojë fazën e ardhshme të karrierës së tij”.

“Salah nuk ka nevojë për asnjë vlerësim nga Slot apo nga dikush tjetër”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Salah pritet të kalojë në Lindjen e Mesme për t’u bërë ndër lojtarët më të paguar në botë.

Përndryshe, ai ka oferta edhe nga disa klube italiane dhe amerikane.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark