Insajderi
Lajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot në Kuvend për çështjen e Presidentit

Insajderi
06 April 2026 - 08:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot në Kuvend për çështjen e Presidentit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot pritet të zhvillohet takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me fokus zgjedhjen e Presidentit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se takimi do të mbahet të hënën, në ndërtesën e Kuvendit, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas partisë në pushtet, zgjedhjet duhet të shmangen, bazuar në deklarimet e tyre publike. Përveç Abdixhikut, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të zhvillojë takim edhe me Bedri Hamzën.

Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 23 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit të ri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark