Insajderi
Lajme

Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak dhe traditë, edhe Serbia e ka vërejtur këtë

Insajderi
07 April 2026 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak dhe traditë, edhe Serbia e ka vërejtur këtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shqiprim Arifi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit kundër mediave.

Arifi ka thënë se mediat kanë ngelur, siç u shpreh ai, armiku i vetëm I Kurtit, shkruan Insajderi.

“Kurti, i cili tradhtinë e ka armë kryesore për të arritur qëllimin e pushtetit total dhe që e ka përdorur pandërprerë, fillimisht ndaj shokëve të tij partiakë, pastaj ndaj partive politike shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, si dhe ndaj shqiptarëve të Luginës dhe Maqedonisë, tashmë ka mbetur vetëm me një “armik”: Media, sepse ndër të tjera e mbron UÇK-në”, ka deklaruar ai.

Sipas Arifit, “Kurti dhe mbështetësit e tij të paguar, si Gashi, Surroi e shumë të tjerë, synojnë të riprogramojnë vetëdijen e shoqërisë shqiptare”.

“Sot, këshilltarët dhe mbështetësit e tij, të paguar nga mafia energjetike, e cila ndër vite është mbështetur aktivisht nga qeveria e Kurtit, po e udhëheqin hapur frontin e fundit publik kundër mediave dhe UÇK-së”, thotë më tej ARifi.

“Edhe njëherë ju rikujtojmë se, Kurti tradhtinë e ka në gjak dhe traditë. Edhe Serbia e ka vërejtur këtë shumë herët dhe për këtë arsye, e ka shfrytëzuar si argat që nga momenti i konferencës së famshme për media, para burgut të Nishit, me qëllim shkatërrimin e vetëdijes shqiptare në të gjitha trojet dhe përuljen e saj ndaj Serbisë”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark