Harry Kane ka shënuar edhe golin e dytë me fillim të pjesës së dytë të ndeshjes së parë të çerekfinales ndërmjet Real Madrid dhe Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i bavarezve shënoi një gol të bukur jashtë 16-metërshit, pas një gabimi të mbrojtësit të krahut, Alvaro Carreras, shkruan Insajderi.
Goli erdhi saktësisht në minutën e 46’të, teksa Bayern shpërdëroi edhe një shancë menjëherë pas golit.
Rezultati aktual i ndeshjes është 0-2 në të mirë të gjermanëve. Goli i parë u shënua nga Luis Diaz. /Insajderi.org/
OH MAN WHAT A GOAL FROM HARRY KANE!!!!! 🤯🤯
— Rango (@Rango_deep) April 7, 2026
🇪🇺 Real Madrid 0 – 2 Bayern pic.twitter.com/eVo6rYsl42