Insajderi
Lajme

Përfshihet nga zjarri një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje për Insajderin

Insajderi
08 April 2026 - 13:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfshihet nga zjarri një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një kamion është përfshirë nga flakët në relacionin Suharekë–Duhel.

Zjarri ka shkaktuar tym dhe ka krijuar kolona të gjata në këtë aks rrugor.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se nuk ka të lënduar.

“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës”, tha ai pwr Insajderin.

“Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar”, deklaroi ai teksa shtoi se Stacioni Policor është njoftuar që të orientojë Ekipin e Urgjencës drejt vendngjarjes.

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark