Një mundësi e re për investim në prona bregdetare tashmë është më afër se kurrë për qytetarët e Kosovës. Kompania Regina Construction ka hapur zyrën e saj përfaqësuese në Prishtinë, duke sjellë një koncept të ri dhe shumë më të lehtë për blerjen e pronave në bregdetin shqiptar.
Për herë të parë, klientët kanë mundësinë të informohen, këshillohen dhe të përfundojnë procesin e blerjes së pronës direkt nga një zyrë pranë tyre, pa pasur nevojë të udhëtojnë jashtë vendit.

Një nga avantazhet kryesore që e veçon këtë kompani në treg është fakti se ofron mundësinë e blerjes së banesave dhe apartamenteve me kredi, pa pasur nevojë për hipotekë në Kosovë – një lehtësi e madhe për të gjithë ata që duan të investojnë pa procedura të komplikuara.
Gjithashtu, Regina Group Construction sjell një qasje fleksibile në pagesa, duke u përshtatur me mundësitë financiare të klientëve dhe duke e bërë investimin në prona shumë më të arritshëm.

Me këtë hapje, kompania synon të jetë më afër klientëve, duke ofruar transparencë, siguri dhe mbështetje të plotë në çdo hap të procesit të investimit në prona bregdetare.
Regina Group Construction sjell në treg projekte moderne banimi dhe investimi, duke synuar të krijojmë jo vetëm hapësira për të jetuar, por vlera të qëndrueshme për të ardhmen.

Ky është një hap natyral për ne – nga mikpritja, drejt ndërtimit të ëndrrave.

Zyra ndodhet në rrugën Qamil Hoxha, afër Filharmonisë së Kosovës.
Nr kontaktues: +383 44 6000 31
https://www.reginaconstruction.al
