Nëntë muaj pas themelimit të Meta Superintelligence Labs, Mark Zuckerberg ka njoftuar sot një hap të ri në fushën e inteligjencës artificiale (AI) – familjen e re të modeleve të AI-së, Muse, e cila synon të sjellë superinteligjencën personale në duart e çdo përdoruesi.
Zucerberg shpjegoi se qëllimi i laboratorit është fuqizimi i njerëzve për të ndjekur aspiratat e tyre individuale, duke përdorur teknologji që lehtësojnë përparimin njerëzor në fusha të ndryshme.
Puna e deritanishme ka qenë e fokusuar në krijimin e bazave të forta shkencore dhe teknike për të zhvilluar modele gjithnjë më të mëdha dhe më të afta.
Modeli i parë i familjes Muse, Spark, tashmë fuqizon një version të ri të Meta AI, të cilin përdoruesit mund ta provojnë në aplikacion ose në faqen meta.ai.
Ky zhvillim pritet të ndikojë në rritjen e kreativitetit, sipërmarrjes dhe inovacionit, duke hapur rrugë të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale në jetën e përditshme.