Policia e Kosovës ka njoftuar për hapjen për qarkullim të autoudhës Prizren-Prishtinë, pasi që e njëjta ishte bllokuar si pasojë e një zjarri të madh pasditën e së mërkurës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Ju njoftojmë se autoudha Prizren–Prishtinë është e hapur dhe e lirë për qarkullimin e automjeteve”, ka thënë Bytyqi shkurtimisht për Insajderin.
Gjatë ditës dyshohet se një kamion është përfshirë tërësisht nga flakët, çka ka bërë që qarkullimi i automjeteve të vështirësohet.
Si pasojë e zjarrit dhe rrezikut në rrugë, u krijuan kolona të gjata automjetesh që prisnin në segmentin rrugor në afërsi të Qafës së Duhlës. /Insajderi.org/