Insajderi
Lajme

Publikohet foto e punëtorit që vdiq sot në Strellc të Deçanit, ishte luftëtar i UÇK’së

Insajderi
08 April 2026 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet foto e punëtorit që vdiq sot në Strellc të Deçanit, ishte luftëtar i UÇK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person e ka humbur jetën në vendin e punës në Strellc të Deçanit.

GazetaDemos merr vesh nga burimet e veta se i ndjeri është Xhevat Hasanmetaj.

Tutje gazeta raporton se i ndjeri ishte luftëtar i UÇK-së dhe i plagosur në luftë.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë. Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduareve”, tha Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark