Insajderi
Botë

Irani ndalon trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve në Liban

Insajderi
08 April 2026 - 18:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Irani ndalon trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve në Liban
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Irani po ndalon trafikun e anijeve të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, pas sulmit të Izraelit në Liban, bëri të ditur agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka thënë më herët se Libani ishte përfshirë në armëpushimin mes Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por ushtria izraelite deklaroi se sulmet ndaj Hezbollahut në Liban do të vazhdonin.

Të mërkurën Izraeli ka kryer ato që i quajti sulmet më të mëdha ndaj Libanit që nga fillimi i luftës.

Agjencia Fars raportoi se dy anije nafte janë lejuar të kalojnë ngushticën që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark