Insajderi
Botë

Netanyahu paralajmëron: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun

Insajderi
09 April 2026 - 12:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Netanyahu paralajmëron: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun “kudo që të jetë e nevojshme”, pas një marrëveshjeje armëpushimi midis SHBA-së dhe Izraelit.

Izraeli ka deklaruar më parë se armëpushimi nuk e përfshin Libanin, megjithatë Irani thotë se sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër Libanit barazohen me një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes .

 “Mesazhi ynë është i qartë: Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të jetë në shënjestër. Ne do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rivendosim sigurinë e plotë për banorët e veriut”, theksoi ai.

Komentet e tij erdhën pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan vrasjen e Ali Yusuf Harshi , sekretarit dhe nipit të sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark