Insajderi
Show

Ja kush eliminohet para finales dhe kush e fiton BBVA sipas Brikenës

Insajderi
09 April 2026 - 15:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ja kush eliminohet para finales dhe kush e fiton BBVA sipas Brikenës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” po bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme, sidomos tani që finalja është afër.

Gjatë një bisede të fundit me Rogertin, Brikena ka ndarë hapur mendimin e saj se kush do të shpallet fitues i këtij edicioni, duke habitur me dorëzimin e saj të parakohshëm nga gara.

Ajo u shpreh e bindur se çmimin e madh do ta fitojë Mateo. E ngacmuar nga Rogerti, i cili e pyeti se ku e sheh ajo veten në të gjithë këtë rrugëtim, Brikena u përgjigj prerë se eksperienca e saj aty përfundon shumë shpejt: “Unë dal, dal nesër, shkoj te shtëpia.”

Kjo deklaratë, e cila nënkupton heqjen dorë nga finalja, ka sjellë një reagim të menjëhershëm dhe kritik nga Rogerti.

Ai i ka vënë në dukje se ky lloj qëndrimi nuk është aspak i duhuri për një konkurrente në këtë fazë të lojës. “Pra nuk shkon në finale. A e di sa qesharake dukesh te publiku duke thënë këto gjëra?” i tha ai.

Megjithatë, Brikena nuk është tërhequr dhe i ka qëndruar fort mendimit të saj fillestar, duke e mbyllur diskutimin me të njëjtën siguri: “Unë të thashë, e fiton Mateo!”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark