Insajderi
Lajme

Konjufca në OKB: Serbia të ballafaqohet me realitetin dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës

Insajderi
09 April 2026 - 17:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca në OKB: Serbia të ballafaqohet me realitetin dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Serbisë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ndalojë mbajtjen peng të integrimit euroatlantik të rajonit.

Në fjalimin e tij, Konjufca theksoi se është koha që Beogradi të pranojë realitetin e ri në Ballkan.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, duke mos e mbajtur peng gjithë shoqërinë e rajonin të një hegjemonie të tillë”, deklaroi ai.

Konjufca foli për procesin e rregullt zgjedhor në Kosovë, duke vënë në dukje se institucionet demokratike kanë arritur të ruajnë stabilitetin përkundër tentativave për ndërhyrje nga jashtë.

Ai akuzoi Beogradin për rol destruktiv, veçanërisht përmes mbështetjes dhe ndikimit mbi Listën Srpska.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark