Insajderi
Lajme

Përfaqësuesja e SHBA: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Presidenti Trump po dëgjon me vëmendje

Insajderi
09 April 2026 - 17:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përfaqësuesja e SHBA: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, Presidenti Trump po dëgjon me vëmendje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka thënë se mesazhi i SHBA-së për kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca, dhe ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, është se e vetmja rrugë përpara është normalizimi.

“Ne vlerësojmë faktin që populli i Kosovës dhe i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë një të ardhme pa tensione politike e probleme të ricikluara. Mesazhi jonë për z. Gjuriq dhe z Konjufca është i thjeshtë. Rruga e vetme  përpara është normalizimi”, ka thënë ajo.

Përfaqësuesja e SHBA-së ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump dhe populli amerikan janë duke vëzhguar me kujdes që Kosova dhe Serbia të zotohen për të punuar bashkë drejt të ardhmes.

“Z. Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes sa që ju të zotoheni qartë për të punuar e prosperuar së bashku”, ka deklaruar Bruce.

Ajo ka thënë se SHBA-ja shpreson të shoh teksa Kurti dhe Vuçiq ulin tensionet dhe ulen në tavolinë, duke potencuar se Uashingtoni do të punojë afër me liderë që shohin nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

“Shpresojmë që Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq do të ulin temperaturat, të shmangin eskalimin dhe që do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë për së afërmi me liderë që shohin nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Me një dialog të vërtetë e jo teatër”, ka thënë ajo


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark