Insajderi
Lajme

Kuvendi mban seancë, ky është rendi i ditës

Insajderi
10 April 2026 - 08:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuvendi mban seancë, ky është rendi i ditës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Seanca pritet të nis në ora 10:00 dhe do të ketë edhe pyetje parlamentare.

Gjithashtu do të bëhen edhe deklarime jashtë rendit të ditës si dhe shqyrtimi dhe votimi i marrëveshjeve të ndryshme.

Rendi i ditës:

  • Miratimi i rendit të ditës,
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Votimi i Projektligjit nr. 10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfË, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën,
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0,
  • Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit,
  • Zgjedhja e 1 (një) anëtari Joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  • Shqyrtimi i “Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”,
  • Propozimi i grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark