Insajderi
Botë

Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Insajderi
10 April 2026 - 08:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nafta do të fillojë të qarkullojë“ me ose pa ndihmën e Iranit”.

Në një postim në Truth Social, Trump reagoi ndaj një artikulli të publikuar nga The Wall Street Journal, të cilën e akuzoi për pasaktësi dhe kritika të pabazuara.

“Wall Street Journal, një nga ‘Bordet Editoriale’ më të këqija dhe më të pasakta në Botë, deklaroi se unë ‘shpalla fitore të parakohshme në Iran’. Në fakt, është një Fitore dhe nuk ka asgjë ‘të parakohshme’ në lidhje me të! Për shkakun tim, Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore dhe, shumë shpejt, do të shihni naftën të fillojë të rrjedhë, me ose pa ndihmën e Iranit dhe, për mua, nuk ka asnjë ndryshim, në asnjë mënyrë”, tha ai, shkruan Anadolu


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark