Insajderi
Sport

Raphinha nuk i beson stafit mjekësor të Barcelonës, sjell specialistë nga Brazili

Insajderi
10 April 2026 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raphinha nuk i beson stafit mjekësor të Barcelonës, sjell specialistë nga Brazili
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raphinha ka pësuar një lëndim të ri së fundmi.

Kjo ndodhi gjatë grumbullimit të tij me Kombëtaren e Brazilit, në ndeshjet miqësore të muajit që lamë pas.

Sipas Blaugranation, duke cituar El club de la mitjanit, anësori 29-vjeçar i Barcelonës, Rapinha ka humbur plotësisht besimin në stafin mjekësor të klubit pasi pësoi një dëmtim të kohës së fundit që tani e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës.

Raportohet se besimi i Raphinhas është tronditur në një shkallë të tillë saqë atij iu desh të thërriste specialistin e tij personal të rehabilitimit nga Brazili, i cili tani do të mbikëqyrë shërimin e tij.

Barcelona ka rënë dakord të lejojë specialistin personal të rehabilitimit të Raphinha-s të punojë me të, por ka vendosur kushtin që mjekët e klubit do të jenë përgjegjës për procesin e plotë të rikuperimit dhe se fjala e fundit në të gjitha vendimet do t’i mbetet klubit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark