Insajderi
Lajme

Musliu bën thirrje për rinovimin urgjent të emrave në varret e dëshmorëve të Koshares

Insajderi
10 April 2026 - 12:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu bën thirrje për rinovimin urgjent të emrave në varret e dëshmorëve të Koshares
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i bëri thirrje Agjencisë për Menaxhimin e Memorialeve që të rinovojë urgjentisht emrat dhe mbiemrat e të rënëve në Koshare.

Musliu theksoi se emrat e dëshmorëve janë bërë të palexueshëm.

“U fol nga parafolësit edhe për Kushtetutën e Kosovës, edhe për Kosharen, dy ngjarje të jashtëzakonshme historike. Krizat e shkaktuara çdo ditë krejtësisht të panevojshme na kanë larguar nga hallet e qytetarëve. Dhe unë do ta shfrytëzojë po për betejën e Koshares”.

“Bëj thirrje Agjencinë për menaxhimin e memorialëve që urgjentisht t’i rinovojë emrat dhe mbiemrat e të vrarëve që janë të palexueshëm, nëse ata shkruan me gjakun e tyre historinë dhe lirinë tonë, ne e kemi obligim që emrat e varret e tyre të trajtohen me dinjitet. Të shkruhen drejt e bukur ata emra në gurët e varreve të dëshmorëve të Kosovës. Lavdi”, tha Musliu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark