Insajderi
Lajme

Syla: PDK e heshtur pas fjalëve të mëdha, a hajnat e votave po flasin për çështje të mëdha

Insajderi
11 April 2026 - 19:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Syla: PDK e heshtur pas fjalëve të mëdha, a hajnat e votave po flasin për çështje të mëdha
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Valon Syla ka reaguar lidhur me qëndrimin që Partia Demokratike e Kosovës po e mban ndaj disa kandidatëve të këtij subjekti, të cilët janë identifikuar si “hajna të votave” në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Ky reagim i Sylës për injorimin që PDK po i bën këtij skandali erdhi pasi sot deputeti, Nait Hasani, ka folur për nevojën e zgjedhjes së presidentit pa shkuar vendi në zgjedhje.

“Paska dalë Nait Hasani me fol për zgjedhjen dhe çështjen e Presidentit në Klan Kosova… me gjasë që po ka frikë me shku në zgjedhje, se e din që vështirë zgjedhet, pas skandalit të vjedhjeve të votave në Prizren. A paska harru që shokëve të tij të partisë ju kanë vjedh votat, e prej të vjedhurave ju rritën ‘pahiri’…”, ka shkruar ai.

Syla tutje ka deklaruar se PDK është duke i shpërfillur zotimet e dhëna publikisht se ata që kanë vjedhur vota brenda partisë do të ndëshkohen.

“PDK po ashtu po hesht për vjedhjet e votës brenda vetës. Pas fjalëve të mëdha se do të dënohen e do të dorëzohen mandatet e hajnave të votave brenda partisë, ajo çka po shohim është e kundërta. Hajnat e zgjedhjeve, apo ata që ju dolën disa vota tepër nga vjedhjet, momentalisht po flasin live në TV për çështje të mëdha. Por natyrisht jo për vjedhjet brenda tyre”, ka shtuar Syla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark