Insajderi
Insporti

Xhaka me super-paraqitje, udhëheq Sunderlandin në një fitore tjetër të rëndësishme

Insajderi
12 April 2026 - 17:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Xhaka me super-paraqitje, udhëheq Sunderlandin në një fitore tjetër të rëndësishme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, e ka udhëhequr skuadrën e tij në një tjetër fitore të madhe në Premier League.

Sunderlandi fitoi në shtëpi ndaj Tottenhamit me rezultatin 1:0. Xhaka e kompletoi ndeshjen në mesfushë dhe ishte ndër më të mirët, me vlerësim 7.9 nga Sofascore.

Te Tottenhami me humbje debutoi trajneri i ri, Roberto de Zerbi, që e zëvendësoi Igor Tudorin e shkarkuar.

Me këtë fitore, Sunderland shkon në kuotën e 46 pikëve duke u pozicionuar në vendin e 10-të, me të njëjtat pikë me Brighton që është në vendin e nëntë.

Tottenham rrezikon të bie nga Liga, pasi që aktualisht gjendet në vendin e 18-të.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark