Insajderi
Insporti

Shakaja më e shtrenjtë në futboll: Mbrojtësi argjentinas përballet me burg dhe përjashtim

Insajderi
12 April 2026 - 23:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shakaja më e shtrenjtë në futboll: Mbrojtësi argjentinas përballet me burg dhe përjashtim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një episod i pazakontë ka tronditur futbollin argjentinas, ku mbrojtësi i Gimnasia de Jujuy, Emiliano Indrezzi, është arrestuar dhe po përballet me pasoja të rënda ligjore dhe disiplinore pas një “shakaje” që shkaktoi alarm të madh sigurie në aeroport.

Ngjarja ndodhi në Aeroportin e Jujuy-t në Argjentinë, kur lojtari, para nisjes së një fluturimi drejt Buenos Aires, bërtiti “bombë” në bord të avionit. Ky veprim aktivizoi menjëherë protokollet anti-terroriste, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje urgjente të autoriteteve.

Sipas mediave lokale, pas sinjalizimit, avioni u evakuua menjëherë dhe një ekip special për çaktivizimin e bombave kontrolloi me detaje mjetin fluturues. Pas verifikimeve u konstatua se alarmi ishte i rremë dhe nuk kishte asnjë rrezik real.

Menjëherë pas kësaj, policia arrestoi futbollistin në pistë, duke e prangosur dhe shoqëruar për marrje në pyetje nën akuzat për alarm të rremë dhe pengim të trafikut ajror, vepra që mund të sjellin dënime të rënda.

Klubi i Gimnasia de Jujuy reagoi ashpër, duke e cilësuar sjelljen e lojtarit si “të papranueshme dhe dëmtuese për imazhin e klubit”. Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit konfirmuan se kanë nisur procedurat për ndërprerjen e kontratës së mbrojtësit për “sjellje të rëndë disiplinore”.

Shtypi argjentinas e ka cilësuar këtë ngjarje si “shakaja më e pafalshme në historinë e futbollit”, ndërsa 28-vjeçari tashmë përballet me pasoja ligjore që mund t’i kushtojnë jo vetëm lirinë, por edhe karrierën sportive. /GazetaExpress/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark