Insajderi
Lajme

Vdekja e punëtorit 59-vjeçar në Ferizaj, kjo është kompania në të cilën ishte i angazhuar

Insajderi
13 April 2026 - 14:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja e punëtorit 59-vjeçar në Ferizaj, kjo është kompania në të cilën ishte i angazhuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj. Dyshohet se një punëtor i moshës 59-vjeçare, ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti të ndërtimit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”, ka thënë Veseli.

Gazeta Insajderi merr vesh se i ndjeri ishte i angazhuar në kompaninë Kinemaja e Re, pronari i së cilës u intervistua në stacionin policor të Ferizajt.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me kompaninë, mirëpo me një gjuhë vulgare kanë refuzuar hapësirën për koment.

“Ec more baje b*then, na jemi në siklet tonin“, është shprehur përfaqësuesi i kompanisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark