Spanja rihap ambasadën në Teheran - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Spanja rihap ambasadën në Teheran

    Insajderi
    13 April 2026 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, pas luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, është rihapur.

    Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan se ambasada rifilloi punën e saj më 13 prill, për të mbështetur “ndërmjetësimin” pas një armëpushimi dyjavor, i cili hyri në fuqi më 8 prill.

    Ambasadori spanjoll, i cili mbërriti në Iran një ditë më parë, tha se do të përpiqet “t’i mbështesë përpjekjet për paqe nga të gjitha palët”.

    Spanja e ka pozicionuar veten si një nga kritikët kryesorë perëndimorë të SHBA-së dhe Izraelit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

    Duke folur pas sulmeve izraelite në Liban më 8 prill, ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, tha se ato shkelën armëpushimin dhe ligjin ndërkombëtar.

    SHBA-ja, Irani dhe Izraeli nuk ishin dakord nëse armëpushimi zbatohet në Liban, ku Izraeli thotë se ka në shënjestër luftëtarët e Hezbollahut, të mbështetur nga Irani.

    Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord më 7 prill për armëpushimin dyjavor, për t’u dhënë të dyja palëve kohë për të negociuar një marrëveshje paqeje.

    Megjithatë, bisedimet që u mbajtën në fundjavë në Islamabad, nuk rezultuan të suksesshme.

    Për pasojë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtria amerikane do të bllokojë gjithë trafikun detar që hyn dhe del nga portet iraniane dhe zonat bregdetare në Gjirin Persik, duke filluar nga 13 prilli në orën 10:00, sipas kohës lindore. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark