Insajderi
Lajme

Kalon në lexim të parë të Komisionit, ligji i pasurisë së pajustifikueshme

Insajderi
14 April 2026 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kalon në lexim të parë të Komisionit, ligji i pasurisë së pajustifikueshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka kaluar në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Me 7 vota pro, projektligji kaloi në parim.

Komisioni për Legjislacion ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e komisionit diskutuan për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij projektligji, i cili synon forcimin e mekanizmave ligjorë në luftën kundër korrupsionit dhe pasurimit të paligjshëm.

Pas shqyrtimit, projektligji ka kaluar në lexim të parë, duke hapur rrugë për procedurat e mëtejshme parlamentare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark