Insajderi
Insporti

Gjiganti turk ia mësyn Edon Zhegrovës?

Insajderi
14 April 2026 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjiganti turk ia mësyn Edon Zhegrovës?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Juventusi po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës.

Dhe, njëri prej futbollistëve që pritet të largohet nga Torino është edhe Edon Zhegrova.

Ylli kosovar nuk po gjen hapësira nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, i cili së fundmi e vazhdoi kontratën me “Bianconeri”.

Kjo nënkupton se ylli kosovar duhet t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Bardhezinjtë pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian.

Dhe, mediumi turk “Fanatik” raporton se Besiktasi ia ka vënë syrin përfaqësuesit kosovar.

Bardhezinjtë nga Stambolli në fund të sezonit do të ndahen me përfaqësuesin tjetër kosovar, Milot Rashica, ndërsa tash duan ta transferojnë bashkëkombësin e tij.

27-vjeçari ishte transferuar tek Juventusi për 15 milionë euro, ndërsa ka kontratë me gjigantin italian deri në vitin 2030.

Thuhet se Besiktasi e ka kontaktuar tashmë menaxherin e Zhegrovës për të kërkuar informacione rreth situatës së kontratës.

Jo vetëm kaq, duket se edhe vetë Zhegrova është duke e projektuar ndërrimin e klubit dhe të fanellës në fund të sezonit, pas një edicioni mjaft të zbehtë dhe pa hapësira.

Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet i ka zhvilluar veç 447 minuta në të gjitha garat me Juventusin, ndërsa nuk e ka asnjë gol e asnjë asist.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark