Insajderi
Lajme

Çitaku: Nuk ka ardhur në adresë të PDK-së asnjë letër për çështjen e presidentit

Insajderi
14 April 2026 - 14:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çitaku: Nuk ka ardhur në adresë të PDK-së asnjë letër për çështjen e presidentit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se nëse shumica  parlamentare është e interesuar për të zgjedhur presidentin nuk e ka opsion të vetëm, vetëm bashkëbisedimin dhe dakordimin me PDK-në, ka edhe opsione të tjera.

“Parlamenti i Republikës së Kosovës i ka 120 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës i ka vetëm 22 deputetë. Shumica parlamentare nëse është e interesuar për të zgjedhur presidentin nuk e ka opsion të vetëm bashkëbisedimin dhe dakordimin me PDK-në, ka edhe opsione të tjera”

“Zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm për një demokraci parlamentare. Dhe ne kemi deklaruar që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon, çështjes në fjalë dhe kemi kërkuar nga zoti Kurti që të formalizojë kërkesën e tij karshi Partisë Demokratike të Kosovës në një letër të shkruar. Deri në këtë moment një letër e tillë nuk ka ardh në adresë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndoshta ka adresa tjera”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark