Insajderi
Insporti

Dramë para ndeshjes Atletico Madrid-Barcelona, intervenon UEFA në “Wanda Metropolitano”

Insajderi
14 April 2026 - 17:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dramë para ndeshjes Atletico Madrid-Barcelona, intervenon UEFA në “Wanda Metropolitano”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i FC Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur pakënaqësitë e tij drejt një zyrtari të UEFA-s lidhur me gjatësinë e barit në stadiumin “Wanda Metropolitano”, ku do të luhet ndeshja e dytë e çerekfinales Atletico Madrid- Barcelona.

Sipas raportimeve të mediave katalanase, URFA ka intervenuar në gjatësinë e barit duke e prerë atë pas mbarimit të stërvitjes së lojtarëve të klubit blaugranas, shkruan Insajderi.

UEFA gjithashtu ka konfirmuar se bari do të pritet përsëri sot në mënyrë që të mos jetë më i gjatë se 30 mm. Ata duan që të jetë 26 mm.

Ishte Flick ai që adresoi shqetësimin pranë zyrtarit të UEFA’s, i cili pas inspektimit të fushaës vërejti se gjatësia e barit ishte më e madhe.

Atleti dhe Barça do të përballen sonte nga ora 21:00, ku klubi katalanas do të fillojë ndeshjen me disavantazh prej 2:0. Madrilenët e mposhtën Barçën në shtëpinë e tyre në ndeshjen e parë me rezultat me dy gola epërsi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark