Insajderi
Showbiz

Konfirmohet lajmi, Blero dhe Eronita së shpejti prindër

Insajderi
14 April 2026 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfirmohet lajmi, Blero dhe Eronita së shpejti prindër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pritjes i erdhi fundi dhe lajmi i bukur sapo u konfirmua zyrtarisht! Këngëtari Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Përmes një postimi tejet të ëmbël në rrjetet sociale, ku shfaqen duart e çiftit duke mbajtur një palë atlete të vogla të kuqe, ata kanë ndarë emocionet e tyre me ndjekësit me mbishkrimin emocionues: “Fëmija po vjen… Ai tingull i vogël ndryshoi botën tonë përgjithmonë.”

Ky lajm vjen vetëm pak muaj pasi dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre me një martesë në fillim të këtij viti.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq, pasi duket se është zbuluar edhe gjinia! Burime theksuan se bebushi që pritet të vijë në jetë është djalë.

Për Eronitën kjo është një përvojë krejtësisht e re pasi ky do të jetë fëmija i saj i parë. Ndërsa për Bleron, ky është fëmija i dytë, pasi ai është tashmë baba i një vajze, Tarës, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren e njohur Teuta Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark