Insajderi
Lajme

Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes “Lija e Deleve/Dhive” në Kosovë

Insajderi
15 April 2026 - 12:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes “Lija e Deleve/Dhive” në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se është paraqitur rasti i parë i lisë së dhive dhe deleve në Kosovë.

Sipas AUV’it, rasti është paraqitur në një fermë të deleve në fshatin Sazli në Ferizaj, shkruan Insajderi.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pemës Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Delve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox), në fshatin Sazli, Komuna e Ferizajt. Pas hulumtimeve diagnostike në terren dhe zbatimit të masave për kontrollin e sëmundjes, në mostrat e testuar në Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Dhenve në një fermë të deleve në këtë fshat”, thuhet në njoftimin e AUV’it.

Masat e përgjithshme të AUV’it:

a) Ndalohet lëvizja e kafshëve Dele, Dhi nga fermat, tregtimi në tregje dhe shitblerja;

b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.

c) Obligohen fermerët mbajtës të Deleve dhe Dhive, për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve, menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje

d) Fermerët mbajtës të Deleve, Dhive të aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre.

e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura nga Komunat;

f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën për tregtimin e kafshëve të imta Dele Dhi.

IV. Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V. Masat hynë në fuqi sot datë 15.04.2026

Raportoni në numrin:

0800 500 95. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark