Insajderi
Lajme

Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndalohet për tre muaj patenti

Insajderi
15 April 2026 - 17:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndalohet për tre muaj patenti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime ndaj një shoferi që ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit nga Policia, në kuadër të planit operativ “Road Pool”, njësitë policore kanë identifikuar një veturë që po lëvizte me rreth 182 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.

Lidhur me këtë ndaj drejtuesit të automjetit janë ndërmarrë masa ligjore, duke përfshirë ndalimin e drejtimit të automjetit për një periudhë prej tre muajsh, si dhe shqiptimin e pikëve negative.

Po ashtu, gjatë kontrollit është konstatuar se automjeti kishte afatin e regjistrimit të skaduar, me ç’rast policia ka konfiskuar targat e tij


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark