Insajderi
Lajme

E rëndë në Shtime: Dyshohet se ka vdekur një 48 vjeçar në vendin e punës

Insajderi
15 April 2026 - 22:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë në Shtime: Dyshohet se ka vdekur një 48 vjeçar në vendin e punës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në qytetin e Shtimes.

Kështu ka bërë të ditur për media Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.

‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime,  një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës.Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’ ka thënë Veseli.

Më tutje është bërë e ditur se njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit.

Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark