Insajderi
Lajme

Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti

Insajderi
16 April 2026 - 08:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministri i Jashtëm belg sot në Kosovë, pritet nga Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një takim zyrtar me  zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit për media, takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë duke filluar nga ora 13:30.

Vizita e kryediplomatit belg është pjesë e një turi në rajon, gjatë të cilit ai do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se Shqipëria do të vizitohet në një fazë të mëvonshme, kur pritet edhe hapja e ambasadës belge në Tiranë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark