Insajderi
Lajme

Abdixhiku nga Dragashi: LDK është vlerë e besim, jo pozitë e përfitim

Insajderi
16 April 2026 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku nga Dragashi: LDK është vlerë e besim, jo pozitë e përfitim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qënduar në Dragash.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ka shkuar në Dragash për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të mëdhenj.

Abdixhiku ka theksuar se LDK është vlerë e besim, jo pozitë e përfitim.

Postimi i tij i plotë:

Për kafe në Dragash. Për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të medhenj, për bashkimin e së djathtës në LDK si domosdoshmëri e kohës. Është një mundësi që s’kapërcehet, në një moment kritik për vendin; nuk do ta shpërdorojmë – bashkimi do të ndodhë!

Dhe në këtë bashkim, duhet të ndërtojmë një alternativë serioze për vendin, për qytetarët. Për ata që presin. Në këtë alternativë duhet të jemi në hap me kohën, ashtu siç e kërkon prej kohësh vetë qytetari ynë. Këtu merr fund politika e funksionarëve që gjithë angazhimin e tyre politik e shohin vetëm për veten, te pyetja “ku jam unë?”, e jo te pyetja thelbësore “çfarë përfaqësoj unë për popullin?”. Kjo alternativë do të bëhet. Sepse LDK është vlerë e besim; jo pozitë e përfitim.

Ditë të mbara përpara.✌️


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark