Prokuroria ka njoftuar për arrestimin e një personi, Muhamet Gashi, i cili ishte në kërkim për vrasje të rëndë.
Gashi u arrestua për vrasjen të rëndë që ka ndodhur në Lipjan më 5 gusht të 2022-tës, ku viktimë ishte 22 vjeçari Dardan Gashi.
Në njoftim shtohet edhe se, ndaj të arrestuarit, është lëshuar vendim për ndalim 48 orësh, dhe se, të njëjti i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara.
“Ka arritur të lokalizoj të pandehurin M.G, i cili ishte në kërkim nën dyshim për veprën penale Vrasje e Rëndë, me ç’rast ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, si dhe i janë sekuestruar dy armë, narkotikë, si dhe dokumente të falsifikuara, cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale.