Insajderi
Lajme

Avokati i Granit Plavës: Nuk ka asnjë dëshmi që Liridona Ademaj është vrarë nga klienti im

Insajderi
17 April 2026 - 12:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokati i Granit Plavës: Nuk ka asnjë dëshmi që Liridona Ademaj është vrarë nga klienti im
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë seancës së sotme për vrasjen e Liridona Ademajt, avokati i të akuzuarit Granit Plava, Skënder Gojani, ka dhënë fjalën përfundimtare, të cilën e ka mbështetur edhe klienti i tij.

Ai ka thënë:

“Realiteti i këtij rasti është i thjeshtë. Prokuroria s’ka arritur të provojë që Graniti është autor i vrasjes së rëndë. Nuk ka prova direkte, asnjë provë forenzike, nuk ka asnjë provë teknike. E më e rëndësishmja, s’ka dëshmi që e identifikon atë si person që ka shtënë me armë. Asnjë dëshmitar s’e ka parë Granitin që ka shtënë me armë, nuk ka identifikuar autorin. Asnjë nga të akuzuarit s’ka thënë që Graniti ka shtënë me armë dhe e ka kryer vrasjen.

Naim Murseli para trupit gjykues asnjëherë s’ka deklaruar që Granit Plava është personi që ka shtënë; përkundrazi, Naimi në deklaratat e tij është referuar si “hajni”. Nëse, sipas pretendimeve të prokurorisë, Graniti do të ishte vrasësi, atëherë Naimi do ta kishte njohur menjëherë, do t’ia njihte zërin”.



OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark