Insajderi
Show

“S’do jetoj mbi 5 vite”- Rogerti trondit banorët në BBVA: Dua t’ia ruaj lekët djalit

Insajderi
17 April 2026 - 15:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“S’do jetoj mbi 5 vite”- Rogerti trondit banorët në BBVA: Dua t’ia ruaj lekët djalit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rogerti ka shokuar banorët me një deklaratë të fortë gjatë një bisede me moderatoren Erjona Rusi, pasi ajo i drejtoi një pyetje lidhur me arsyen e pjesëmarrjes së tij në lojë.

Moderatorja donte të dinte nëse ai do të kishte të njëjtën sjellje edhe nëse nuk do të kishte çmim të madh dhe gjithçka do të ishte vetëm një eksperiencë televizive.

Erjona: Nëse s’do të ishte ai çmimi i madh, do të ishte thjesht eksperiencë televizive…
Rogerti: S’kisha marrë pjesë.
Erjona: A do të ishe sjellë kështu? Ke ardhur të marrësh lekë?
Rogerti: Po, do t’ia ruaj djalit, se unë e ndiej që s’do të jetoj mbi pesë vjet.

Me këtë deklaratë të fortë, të gjithë banorët reaguan të habitur nga fjalët e tij.

Erjona, e surprizuar, e pyeti më tej për arsyen e kësaj deklarate.

Erjona: Pse?
Rogerti: Dua t’ia ruaj djalit tim, pse çka ka?
Erjona: Ke të drejtën e botës, thjesht të pyeta.
Rogerti: Kam rrjete sociale, do ta shihni të gjithë që ia kam ruajtur, s’ia kam prekur deri në 18 vjeç.

Ndërkohë, Ilnisa u dëgjua duke reaguar: “Jo kaq emocional, Rogert”.

Pas kësaj bisede, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë qenë edhe aq pozitive, ku disa komentues e kanë cilësuar Rogertin si viktimizues për shkak të deklaratës së tij emocionale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark