Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se zyrtari i këtij institucioni, Granit Sherifi, ka ndërruar jetë.
Përmes një telegrami ngushëllimi, SHKK ka bërë të ditur se lajmi për vdekjen e tij ka prekur rëndë të gjithë kolektivin.
Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se i ndjeri ka vdekur pas rrokullisjes me traktor.
Ahmeti bëri të ditur se Sherifi është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, nga ku janë njoftuar se persona ka ndërruar jetë.
‘Rasti ka ndodhë rreth orës 11:00, në fshatin Revuqë të Podujevës, ku viktima mashkull dyshohet të jetë lënduar rëndë pasi që ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar. Policia në koordinim me prokurorinë po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Ahmeti.