Insajderi
Lajme

Kërcënimi ndaj kryeprokurori Petrit Kryeziu, Zyra e Prokurorit del me njoftim

Insajderi
18 April 2026 - 09:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënimi ndaj kryeprokurori Petrit Kryeziu, Zyra e Prokurorit del me njoftim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyra e Prokurorit të Shtetit, ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Në reagim thuhet, kërcënimet ndaj Kryeziut janë bërë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.

“Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore’’, thuhet në reagim.

Postimi plotë:

Reagim nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ndaj kërcënimeve të bëra nga një person i dyshuar për vepra penale ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu

Prishtinë, 17 Prill 2026 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon ashpër kërcënimet ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, të cilat vijnë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.

Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore.

Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark