Insajderi
Lajme

Vidhnin edhe rrymën, detaje nga zbulimi i laboratorit të drogës në Pejë

Insajderi
18 April 2026 - 12:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vidhnin edhe rrymën, detaje nga zbulimi i laboratorit të drogës në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një fshat të komunës së Pejës është kapur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve. Përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve.

Në këtë rast priten arrestime. Në vendin e ngjarjes janë Njësiti Antidrogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitet relevante, së bashku me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Insajderi merr vesh se në vendin e ngjarjes ka dalë po ashtu edhe ekipi i KEDS-it, i cili ka konstatuar kyçje ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark