Insajderi
Lajme

“Përdornin pajisje të avancuara për kultivim”, Prokurorja jep detaje për laboratorin e drogës në Pejë

Insajderi
18 April 2026 - 15:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Përdornin pajisje të avancuara për kultivim”, Prokurorja jep detaje për laboratorin e drogës në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Njësitit Kundër Drogës ka rezultuar me zbulimin e një laboratori të madh për prodhimin e narkotikëve në Jabllanicë të Vogël të Pejës.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Sahide Gashi, tha se operacioni është realizuar pas pranimit të informatave nga terreni dhe verifikimit të tyre përmes burimeve të sigurta, si dhe pas sigurimit të urdhrit të gjykatës kompetente.

Sipas saj, gjatë kontrollit në lokacionet e dyshuara janë gjetur një laborator për kultivim të bimëve narkotike, si dhe pajisje të avancuara të përdorura për krijimin e kushteve të kultivimit.

“Kemi marë informata nga puna në terren nga Njësiti i Antidrogës në Pejë dhe nga burimet e sigurta i kemi konfirmuar fillimisht ato informata dhe pasi kemi siguruar urdhrin e gjykatës kompetente sot Njësiti bashkë me prokurorin e shtetit kemi ardh në kontrollorë në lokacionet e dyshuar e cila ka rezultuar me sukses. Ku kemi gjetur lokacionin e saktë, një laborator dhe bimët të cilat kanë qenë në proces e sipër të kultivimit, pajisje jashtëzakonisht të avancuara për krijimin e kushteve për kultivim. Kemi dyshuar se energjia elektrike për kultivimin e tyre është duke u shfrytëzuar në mënyre ilegale e kemi thirrë në vendin e ngjarjes edhe Njësiti i KEDS-it”, ka thënë Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark