Insajderi
Show

Janë ndarë apo jo? Arbri ‘zbulon’ raportin e Sarës dhe Ledion Liços /Pamje

Insajderi
18 April 2026 - 18:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Janë ndarë apo jo? Arbri ‘zbulon’ raportin e Sarës dhe Ledion Liços /Pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërsa “Big Brother VIP Albania 5” po i afrohet finales së shumëpritur, emocionet nuk kufizohen vetëm te finalistët dhe publiku.

Së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar një foto nga ambientet e studios, e shpërndarë fillimisht nga Arbri dhe më pas e ripostuar nga moderatori Ledion Liço.

Në imazhet e publikuara shfaqen disa prej figurave kyçe të programit: producentja Sara Hoxha, moderatori Ledion Liço, opinionistët Arbri dhe Monika Kryemadhi, si dhe anëtarë të stafit që punojnë pas kamerave.

Kjo po ashtu është interpretuar edhe si mesazh pas zërave se Sara dhe Ledion Liço i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ndonëse në asnjërën nga fotot ata nuk shihen krah njëri-tjetrit, prapë mund të kuptohet se ndajnë hapësirë të përbashkët pune dhe punojnë me të njëjtit njerëz.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark