Insajderi
Lajme

Ardian Bajraktari: 27 vjet nga zhdukja e intelektualëve, drejtësia ende në pritje

Insajderi
19 April 2026 - 13:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ardian Bajraktari: 27 vjet nga zhdukja e intelektualëve, drejtësia ende në pritje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati Ardian Bajraktari ka përkujtuar 27-vjetorin e zhdukjes me dhunë të një grupi intelektualësh, duke e cilësuar këtë ngjarje si një plagë të hapur për shoqërinë.

Në reagimin e tij, Bajraktari theksoi se, edhe pas gati tri dekadash, dhimbja dhe pasiguria për fatin e të zhdukurve mbeten të njëjta, ndërsa drejtësia vazhdon të mungojë. Ai nënvizoi se zhdukja e tyre nuk ishte vetëm tragjedi për familjet, por edhe krim ndaj së vërtetës dhe njerëzimit.

Sipas tij, pa zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, ndërsa bëri thirrje për përgjegjësi dhe drejtësi.

“Lavdi kujtimit të tyre. Drejtësi për të zhdukurit me dhunë”, përfundoi Bajraktari.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark